Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë sa vijnë dhe ashpërsohen.
Ukraina ka bërë thirrje për një takim me liderët e shtetit të Rusisë dhe anëtarë të sigurisë evropiane për të diskutuar për përshkallëzimin e tensioneve në kufirin e këtyre dy shteteve.
Sipas “BBC” ministri i jashtëm, Dmytro Kuleba, ka thënë se Rusia kishte injoruar kërkesat e dërguara në drejtim të tyre për arsyetuar se përse trupat përgjatë kufirit janë në rritje e sipër, përcjell arbresh.info.
Ai tha se “hapi tjetër” ishte të kërkohej një takim brenda 48 orëve të ardhshme për “transparencë” në lidhje me planet e Rusisë.
Ndërsa Rusia ka mohuar çdo plan për të pushtuar Ukrainën edhe pse tashmë janë shtuar mbi 100 mijë trupa ushtarak në kufijtë e këtyre dy shteteve.
Ministri i jashtëm i Ukrainës, poashtu ka thënë se të premten kishte kërkuar përgjigjeje nga Rusia sipas rregullave të Dokumentit të Vjenës, një marrëveshje për çështjet e sigurisë të miratuar nga anëtarët e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ku përfshihet edhe Rusia.
“Nëse Rusia është serioze kur flet për pandashmërinë e sigurisë në hapësirën e OSBE-së, ajo duhet të përmbushë angazhimin e saj për transparencën ushtarake në mënyrë që të de-përshkallëzojë tensionet dhe të rrisë sigurinë për të gjithë” – la thënë ministri.
Sipas mediave të huaja, shtete të mëdha si Franca Gjermani dhe ShBA-ja, kanë kërkuar nga personat diplomatik të shteteve të tyre, të evakuohen sa më parë nga shteti ukrainas. /arbresh.info/
Vrasja e të riut në Prishtinë, Prokuroria siguron pamjet nga...
Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ tregon rregulla...
Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, ekzekutohen masat e...
Vdes zyrtarja policore, Policia shpreh ngushëllime
Gjashtëmbëdhjetë nxënës të vrarë në zjarr në një shkollë në ...
Maran zbardh listën e Shqipërisë për miqësoret e qershorit