Kryeministrja finlandeze Sanna Marin, që më herët vizitoi Buchan dhe Irpinin, është takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Kiev.
Liderja finlandeze u zotua që të ndihmojë në rindërtimin e qyteteve dhe rivendosjen e infrastrukturës, sipas kryeministrit të Ukrainës.
Kjo vjen pasi Finlanda paraqiti zyrtarisht kërkesën e saj për t’u anëtarësuar në NATO derisa agresioni rus në Ukrainë po vazhdon.
Zelenskyy, pas takimit, tha se vizita të tilla nga politikanë të rangut të lartë janë “sinjale të drejtpërdrejta dhe shumë të rëndësishme të mbështetjes”.
Në ndërkohë, kryeministrja e Finlandës pas vizitave në Irpin dhe Bucha tha se “ishte jashtëzakonisht e vështirë të shikoje gjithçka që Rusia u ka bërë këtyre qyteteve”.
“Shumë njerëz vdiqën. Në të njëjtën kohë, shpirti heroik i popullit ukrainas, i cili po lufton për lirinë e tij dhe për të gjithë Evropën, është i admirueshëm.”
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbërit, një viktimë dhe dy të ...
Teherani: Jemi ende nën “hijen e luftës”
Hoxha: Kosova prioritet absolut i politikës së jashtme të Sh...
Zbulohet formacioni më i mirë i sezonit në Ligën e Kampionëv...
ZYRTARE: Konate largohet nga Liverpooli, pas përfundimit të ...
Ardian Gjini: Ramushi ka ditë me na ngushëllu neve kur është...