Ish-presidentit i SHBA-së, Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij Hillary Clinton sot shënojnë 47 vjetorin e martesës së tyre.
Këtë e bëri të ditur ish-sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook.
“47 vjet! Gëzuar përvjetorin, Bill”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se Hillary Clinton ka shërbyer si Sekretare e Shtetit Amerikan nga viti 2009 deri në vitin 2013 nën administratën e presidentit Barack Obama.
Ndërsa Bill Clinton ka shërbyer si presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 1993 deri në vitin 2001./arbresh.info/
Turqia e gatshme të bashkëpunojë me Japoninë në prodhimin e ...
Çeki – Kosovë, formacionet zyrtare: Foda starton me dy sulmu...
Kurti pas takimit me Hoxhën: Bashkërendimi Kosovë-Shqipëri ë...
“Kosova e re” dhe “Centrali me gaz”, Hoti: Dështimi i këtyre...
Kosova luan me fanella të kaltërta, debuton zyrtarisht me Ad...
Rama për Zvërnecin: S’ka lidhje me të pavërtetat që po qarku...