Ministri i punëve të jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov ka deklaruar se do të evakuojnë stafin diplomatik nga shteti i Ukrainës, duke u arsyetuar se evakuimi i diplomatëve, është për t’i “mbrojtur jetën dhe sigurinë e tyre”.
“Prioriteti ynë i parë është të kujdesemi për diplomatët rusë dhe punonjësit e ambasadës dhe konsullatës së përgjithshme.” ka thënë Lavrov.
“Për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e tyre, udhëheqja ruse vendosi të evakuojë stafin e misioneve ruse në Ukrainë, gjë që do të zbatohet në të ardhmen shumë të afërt.” ka shtuar ai.
Ndërsa para pak çasteve, Parlamenti i Rusisë, ka aprovuar kërkesën e presidentit të tyre, Vladimir Putin, për të lejuar trupat ushtarake të dalin jashtë territorit të shtetit rus, me arsyetimin për të kryer një mision “paqeruajtës”. /arbresh.info/
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës
Në korrik nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Re...
KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe media...
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...