Dy trena u përplasën mbrëmjen e kësaj të diele përgjatë hekurudhës Bolonja-Rimini, në territorin e Faenza (Ravena).
Sipas të dhënave të para që përcjell La Repubblica, të paktën 17 persona mbetën të plagosur, pa probleme për jetën.
Në vendin e ngjarjes ndërhynë shërbimet zjarrfikëse, me ekipe nga Ravena dhe Forli, ndërsa qarkullimi i trenave në zonë u pezullua.
Gjithnjë sipas të dhënave të deritanishme, njëri prej trenave kishte ndaluar për shkak të një sinjalistike, kur tjetri, i cili fatmirësisht po lëvizte me shpejtësi të reduktuar, e goditi nga pas. Për shkaqet se përse ndodhi kjo përplasje kanë nisur hetimet./tvklan.al
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja