Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, është zotuar që kriminelët e luftës rusë të mbajnë përgjegjësi për çdo pikë gjaku dhe loti të ukrainasve, pas një sulmi që la të vdekur 12 persona në qytetin Vinnytsia në Ukrainën qendrore, shkruan The Guardian.
Sulmi në Vinnytsia ndodhi ndërsa prokurori i lartë i Ukrainës për krimet e luftës dhe autoritetet gjyqësore nga e gjithë Europa u mblodhën në Hagë për të koordinuar hetimet mbi mizoritë që nga pushtimi i Rusisë.
“Të paktën një fëmijë u vra, mes viktimave të tjera të një sulmi me raketa në Vinnytsia. Ne do të gjykojmë kriminelët rusë të luftës për çdo pikë gjaku dhe loti ukrainas,” tha Kuleba në një mesazh në Twitter./arbresh.info/
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit