Autoritetet turke kanë arrestuar 119 persona të dyshuar për lidhje me grupin militant Shteti Islamik (IS), gjatë një operacioni të zhvilluar në 30 provinca të vendit, njoftoi Ministria e Brendshme e Turqisë.
Sipas ministrisë, operacioni u zhvillua nga xhandarmëria në provinca të ndryshme, përfshirë Stambollin, Ankaranë dhe Adananë.
Të arrestuarit akuzohen se janë anëtarë të Shtetit Islamik, për përhapje të propagandës së grupit në rrjetet sociale dhe për financimin e tij përmes personave të lidhur me organizatën terroriste dhe të ashtuquajturave shoqata bamirëse.
Në fund të qershorit, një person i dyshuar për lidhje me IS u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në jug të Ankarasë, vetëm dy javë përpara samitit të NATO-s të mbajtur në kryeqytetin turk.
Pas atij incidenti, me urdhër të Prokurorisë së Ankarasë, autoritetet arrestuan edhe 209 persona të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik dhe grupe të ekstremit të majtë.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...