Shifra e të infektuarve nga koronavirusi në botë ka shkuar në 100 mijë.
Këtu keni një përmbledhje të shpejtë të shifrave më të fundit të infeksionit koronavirus nga e gjithë bota:
Edhe dy persona kanë vdekur në Francë ndërsa 154 të tjerë janë infektuar. Nëntë njerëz tani kanë vdekur në total, dhe 577 kanë kontraktuar virusin
Shtatëmbëdhjetë njerëz të tjerë kanë vdekur në Iran, duke rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 124. Numri i përgjithshëm i infeksioneve tani arrin në 4,747.
Një person i pestë ka vdekur në Spanjë. Një total prej 365 njerëz janë infektuar atje.
Gjithsej 210 njerëz janë infektuar tani në Zvicër, me një vdekje.
Ndërkohë fatmirësisht, në Shqipëri dhe Kosovë asnjë rast nuk është regjistruar./arbresh.info/
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...