Bashkimi Evropian njoftoi sot vendimin e tij për të zgjatur deri më 28 shkurt 2022 sanksionet e vendosura ndaj presidentit bjellorus Alexander Lukashenko dhe anëtarëve të regjimit të tij, të akuzuar për dhunë e mashtrime gjatë zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit.
Rreth 88 persona, përfshirë Aleksandër Lukashenko dhe shtatë njësi ekonomike, u sanksionuan me një ndalim të udhëtimit në BE dhe një ngrirje të pasurive.
“Këto sanksione, të vendosura në tetor, nëntor dhe dhjetor 2020, nënkuptojnë për aktorët politikë dhe ekonomikë të Bjellorusisë se veprimet dhe mbështetja e tyre ndaj regjimit duhet të kenë një kosto”, theksoi komunikimi i botuar nga Këshilli i Evropës.
BE refuzoi të njohë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të gjykuara si të manipuluara.
Sanksionet e reja u njoftuan gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së më 22 shkurt 2021./Atsh
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...