Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përpraim Rama, ka uruar të gjithë nxënësit e kryeqytetit për fillimin e vitit të ri shkollor 2025-2026.
Përmes një postimi në Facebook, Rama uron që ky vit të sjell më shumë buzëqeshje dhe arritje për nxënësit, raporton Arbresh.info.
“Sot në Kryeqytet u dëgjua zilja e parë e vitit të ri shkollor, një tingull që shënon fillime të reja, ëndrra të freskëta dhe mundësi të pafundme. Bashkë me drejtorin e arsimit Samir Shahini, me rënien simbolike të ziles, përcollem urimin për një vit të mbushur me dije, miqësi dhe sukses për të gjithë nxënësit e mësimdhënësit tanë. Urojmë që ky vit të sjellë sa më shumë buzëqeshje, arritje e kujtime të bukura për çdo fëmijë të kryeqytetit!”, shkruan Rama./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Nis viti i ri shkollor 2025/2026, nxënësit e “Meto Bajraktarit” gati për një fillim të mbarë
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën