Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri në “Ditën e Mësuesit” ka kujtuar mësimdhënësit e tij.
Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri u shpreh se në kohë të vështira ata ishin fryemëzuesit e ndjenjës kombëtare dhe rezistuesit e regjimit të Millosheviqit, shkruan Arbresh.info.
“Në Ditën e Mësuesit, kujtoj me respekt kontributin e kujdestarit tim, Isa Kutollovci, arsimtarin Sylejman Zogiani, arsimtarin Vehbi Vatovci dhe shumë të tjerë, që në kohë të vështira u ishin gjeneratorët e edukimit të gjeneratave tona. Ata ishin frymëzuesit e ndjenjës kombëtare dhe rezistuesit e regjimit të Millosheviqit, ndërsa Shkolla Fillore “Dardania” me mësimdhënësit e vetë ishte tempulli rezistues i atyre viteve n’qytet.”, ka shkruar ai.
Ai ka shpërndarë fragmente nga një emision në të cilin ishin të ftuar mësimdhënësit e tij, të cilët kanë treguar se si ishte deputeti Tahiri si nxënës.
“Arsimtarët, Isa e Syla paskan folur për mua e paskan treguar që kam qenë nxënës shembullor, e pak problematik, por që edhe në fillore, si nxënës nuk e kam duruar padrejtësinë.”, ka shkruar mes të tjerash ai.
Ndërkaq, shtoi se nesër do të jenë për drekë bashkë “për të evokuar kujtimet tona të paharruara.”/Arbresh.info/
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...