Zbatimi i kurrikulës së re mësimore, që ka nisur të zbatohet nga shtatori i këtij viti, po përballet me shumë vështirësi në implementimin e saj në shumë shkolla të vendit.
Sipas mësimdhënësve po edhe njohësve të kësaj fushe, problemin më të madh në zbatimin e saj po paraqesin tekstet e vjetra, të cilat nuk po përshtaten me kurrikulën e re.
Shumë nxënës, po edhe mësimdhënës po përballen me vështirësi të mëdha gjatë përdorimit të teksteve, të cilat nuk janë në përputhje me kurrikulën e re. Njëra ndër to është edhe Shkolla fillore e mesme e ulët ”Faik Konica“ në Prishtinë.
Mësuesja Sheribane Bahtiri tha për Radio Kosovën se zbatimi i kurrikulës se re në mungesë të teksteve adekuate po u sjell probleme të shumta në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies.
“ Po na bien në disbalancë krahasuar me tekstet e vjetra që janë tash me kurrikulën e re. Është e vërtetë që tekstet i kemi të vjetra tash e dymbëdhjetë vjet, por mund të them që është një punë e menduar jo mirë përshtatur me rrethanat e tona. Tash, përgjegjësitë i takojnë Ministrisë së Arsimit, vështirësitë bien mbi ne si mësimdhënës dhe hutimi është te fëmijët”, tha Bahtiri.
Zëvendës-ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Valmir Gashi, theksoi se ministria është në dijeni për problemet që po sjellin tekstet e vjetra. Sipas tij, ministria ka filluar të punojë përmes një grupi punues që do të verifikojë se cilat janë ato tekste që po paraqesin problem.
“ Është e vërtetë. Jemi në dijeni të plotë për problemet që janë duke u shfaq me tekste shkollore. Në lidhje me këtë, ministria ka ngritur një grup, i cili është duke mbledhur të dhënat me të gjitha problemet që janë në lidhje me tekstet, dhe pastaj shumë shpejt do të fillojë procesi i rishikimit të tyre. Ne jemi në fazën e grumbullimit të të dhënave se cilat janë ato probleme”, tha Gashi.
Pas rishikimit të teksteve nga ana e grupit punues, që ka formuar Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, pritet që në një të ardhme të afërt nxënësit, po edhe mësimdhënësit të mos kenë probleme në përdorimin e tyre.
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...