Organi Kombëtar i Akreditimit (NAT) i Serbisë ka humbur anëtarësimin e plotë në Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).
“Njohja e diplomave të institucioneve tona të arsimit të lartë nuk është në asnjë mënyrë e kushtëzuar nga anëtarësimi në këtë shoqatë”, njoftojnë nga ky mekanizëm i arsimit në Beograd, “por mbetet frikë se kjo nënkupton një kolaps të mëtutjeshëm të arsimit të lartë në Serbi”.
Në shkurt të 2018-ës, Komisioni i mëparshëm i Akreditimit dhe Rishikimit të Cilësisë atje e humbi statusin si anëtar i plotë i ENQA-së, kjo ishte edhe arsyeja se pse ky komision u paketua në Organin Kombëtar të Akreditimit (NAT), raporton Blici serb.
Që nga tetori i 2019-ës edhe Agjencia Kosovare e Akreditimit të Kosovës nuk është pjesë e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Haxhiu nga Çikatova e Vjetër: U vranë 24 civil të paarmatosu...
LDK e hapur për bisedime me LVV-në për presidentin
KQZ-ja mblidhet sot, në rend dite regjistrimi i një partie t...
Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit ...
Ambasada gjermane fillon sot aktivitetet ‘Ditët e Gjuhës Gje...
Tetë persona të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Indo...