Një grevë, e paralajmëruar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, në fillim të vitit shkollor 2017/2018 në Kosovë, për të kërkuar realizimin e disa kërkesave të mësimdhënësve, megjithatë nuk do të mbahet.
Kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se të hënën, më 4 shtator, kur fillon viti i ri shkollor në vend, nuk do të ketë grevë nga mësimdhënësit.
Ai ka thënë se SBASHK’u do të presë fillimisht themelimin e Qeverisë së re të vendit.
“Jemi duke pritur themelimin e Qeverisë së Kosovës për të adresuar shqetësimet e mësimdhënësve. Nuk do të ketë veprime sindikale në fillim të vitit të ri shkollor”, ka thënë Jasharaj për Gazetën Express.
“Pjesët e Kontratës Kolektive jemi duke i diskutuar me Komunat, dhe presim që kërkesat tona të realizohen”, ka bërë të ditur Jasharaj.
SBASHK’u kishte paralajmëruar grevë me fillimin e vitit të ri shkollor, me arsyetimin se institucionet lokale dhe ato qendrore nuk janë duke reflektuar në realizimin e kërkesave të kësaj sindikate.
Dhënia e tri pagave suplementare, dhënia e tri pagave me rastin e pensionimit të mësimdhënësve, pagesa e shujtës prej 2 eurove, si dhe pagesa prej 70% e udhëtimit të mësimdhënësve udhëtarë në arsim janë kërkesat që SBASHK kërkon të realizohen.
Këto kërkesa, sipas drejtuesve të SBASHK’ut, janë legjitime, në bazë të Kontratës Kolektive të Arsimit, e nënshkruar më 18 prill të këtij viti.
Starmer dhe Trump bien dakord që Irani nuk duhet të ketë kur...
Sa gjumë nevojitet gjatë fundjavës për ta pushuar trupin?
NATO bie dakord të rrisë shpenzimet ushtarake në pesë për qi...
ChatGPT i dëmshëm për trurin? Ja çfarë thotë studimi
Me një lojtarë më pak afro gjithë ndeshjes, Reali merr fitor...
Diplomati kryesor i Iranit mbërrin në Moskë për t’u konsultu...