Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) njofton se ka mirëpritur udhëheqësit e Federatës Sindikale të Arsimit e Shkencës së Shqipërisë (FSASH), të cilët po qëndrojnë për vizitë pune në Kosovë që nga dita e enjte.
Të enjten u zhvillua takim edhe me Këshillin Drejtues të SBASHK-ut, ku u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit, në fuqizimin e bashkëpunimit sindikal dhe forcimin e rolit të mësimdhënësit në dy shtetet simotra, për të mbyllur ditën me një darkë të përbashkët ndërmjet delegacioneve të të dyja vendeve.
Në kumtesën për media theksohet se sot SBASHK-u ka organizuar edhe disa takime në Pejë, Prizren e Klinë, ku delegacioni nga Shqipëria është takuar me udhëheqësit e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Pejë, u vizitua Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Xhemail Kada” në Pejë si dhe udhëheqësit sindikal të kësaj komune.
“Përfaqësuesit e Sindikatës së Shqipërisë, gjatë rrugës për në Pejë, vizituan shkollën Fillore të Mesme të Ulët, “Azem Bejta” në Klinë, ku u pritën nga kolektivi i shkollës, derisa në shkollë, për hir të mysafirëve, erdhi edhe Drejtori i Arsimit të kësaj komune, Qemail Sejdiu”.
“Pas Pejës, përfaqësuesit e Shqipërisë do të vizitojnë edhe shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Emin Duraku” në Prizren, ndërsa pastaj do të priten në Drejtorinë komunale të Arsimit në këtë komunë, nga drejtoresha për Arsim, Luljeta Veselaj Gutaj”, njoftojnë nga SBASHK.
Vizita e delegacionit shqiptar do të përmbyllet me vizitën nëpër shkolla tjera të Kosovës, ku do të takohen me mësimdhënësit e këtyre institucioneve, për të shikuar mundësinë e bashkëpunimit në fuqizimin e rolit të mësimdhënësve në Kosovë e Shqipëri.
Portugalia e Ronaldos fiton Ligën e Kombeve, mposht Spanjën ...
Zjarr masiv në bazën ushtarake ruse në Melitopol
Qeveria e Shqipërisë miraton programin për punësim në admini...
Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale që u ndalua në Serbi të hën...
Mocioni për rrëzimin e aktakuzës ndaj Thaçit dhe të tjerëve ...
“Hëna Luleshtrydhe”, kur dhe ku mund ta shikoni?