Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit që pati mëngjesin e sotëm me emisarin evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.
Ai ka thënë se nga data 15 mars fillon zbatimi i plotë i dy ligjeve të rëndësishme për sigurinë tonë, si individuale ashtu edhe nacionale.
Bëhet fjalë për Ligjin për të Huajt dhe Ligjin për Veturat, të cilët siç potencoi Kurti janë në harmoni të plotë me direktivat e Bashkimi Evropian.
“Tash 15 marsi është afruar dhe besoj që gjithçka është gati për një fillim të mbarë. Jam i sigurt se të gjithë ne do të dalim fitues nga zbatimi i këtyre dy ligjeve. Besoj fuqishëm se më së shumti do të përfitojnë ata të cilëve edhe u drejtohet ky ligj, pra të huajt, që falë rregullave të përcaktuara me ligj do të kenë më shumë siguri gjatë qëndrimit në vend”, shtoi Kurti.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira