Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot ka mirëpritur zhvillimet që erdhën mëngjesin e sotëm rreth Ligjit për të Huajt i cili hyn në fuqi nga nesër.
Për të njëjtin ligj dhe atë për Automjete, folën në një konferencë për media, emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ambasadori i Bashkimi Evropian në Kosovë, Aivo Orav dhe kryeministri Albin Kurti.
“E mirëpres njoftimin e përbashkët nga Sorensen, Orav dhe kryeministri Kurti. Vullneti i mirë i të gjitha palëve ka bërë të mundur gjetjen e zgjidhjeve konkrete.Është thelbësore që veprimet e ndërmarra të mos kenë një ndikim negativ në kushtet e jetesës së komunitetit serb të Kosovës. E përgëzoj rolin proaktiv dhe shumë pozitiv të Bashkimit Evropian”, ka shkruar Guerot në një postim në X.
Ligji për të Huajt në Kosovë që hyn në fuqi nga dita e diel, (15 mars), do të jetë i shoqëruar me disa masa shtesë që lidhen kryesisht me regjistrimin e banorëve serbë dhe personave me leje qëndrimi të përkohshme.
Haxhiu takon shefen e Këshillit të Evropës, temë diskutimi i...
Rezoluta e plotë e Kuvendit për shpalljen e Iranit shtet spo...
Fëmija 5-vjeçar nga Lipjani në trajtim intensiv për plagë të...
Tensionet rajonale, Kina ofron ndihmë humanitare për Iranin,...
Sekuestrohen mbi 2 mijë palë syze dielli “Gucci, “Porsche” d...
Nis zbatimi i ligjeve për të huajt dhe automjetet, 40 vërejt...