Rinovohet Kuzhina Qendrore e çerdheve të Prishtinës

15:10 | 24 Korrik 2017

Komuna e Prishtinës ka rinovuar në tërësi objektin e Kuzhinës Qendrore, objekt ky që ishte i lënë pas dore shkatërruar në tërësi, atëherë kur qeverisja e kaluar kishte privatizuar shërbimin e ushqimit në çerdhe.

Kryetari Shpend Ahmeti tha se Kuzhina Qendrore është vendosur të kthehet në institucion publik, si dhe të kthehen punëtorët që kanë punuar në këtë kuzhinë, transmeton arbresh.info.

“Kemi rinovuar këtë ndërtesë, si dhe do ta furnizojmë me pajisje të reja, ashtu që ushqimi për fëmijët nëpër çerdhe të jetë sa më cilësor. Numri i çerdheve po shtohet. Tashmë kemi kërkesa edhe nga çerdhet private që të furnizohen me ushqim nga Kuzhina Qendrore. Në shtator, kjo kuzhinë do të jetë e kompletuar dhe funksionale”, theksoi Ahmeti, duke shtuar se po diskutohet edhe për projekte të tjera se si do të përdoret kjo kuzhinë, qoftë edhe për program të veçantë për të varfërit në Prishtinë.

Në Kuzhinën Qendrore janë mbi 50 punëtorë, të cilët kujdesen për gatimin dhe shpërndarjen e ushqimit. Kryekuzhinierja Fatime Zogiani falënderoi Komunën e Prishtinës për realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm. “Që nga paslufta, kemi punuar pa ngrohje e nëpër vende të ndryshme, bodrume, e të ngjashme. Kjo qeverisje e Komunës së Prishtinës na ka përkrahur, dhe tash me e kemi objektin tonë, me kushtet më moderne. Për këtë, jemi shumë të kënaqura”, u shpreh Zogiani./Arbresh.info.

fsfsf

fsfsfs

gsgsgsg

sgfsgsgs

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara