Kryetari iKomunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se në nëntë shkolla fillore në Prishtinë janë investuar 5600 dollapa për nxënësit.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se ky është hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve arsimore në kryeqytet, shkruan Arbresh.info.
Rama tha se ky është një investim në të ardhmen e fëmijëve tanë, që synon: rritjen e cilësisë së arsimit, Krijimin e kushteve më të mira për nxënësit tanë, ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme për brezat që vijnë, përgatitjen për fazën e dytë të projektit të mësimit tërëditor.
“Puna dhe angazhimi i drejtoreshës së Arsimit, Jehona Lushaku Sadriu, dhe ekipit të Komunës së Prishtinës ka mundësuar realizimin e këtij projekti, duke kontribuar në arritjen e standardeve të larta për arsimin në Prishtinë.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...
Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit...
Goli i 20-të për Igor Thiagon, hyn në histori të Premierligë...
Inteligjenca amerikane: Kina po përgatit armatim për Iranin
Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...