Është prezantuar pakoja ligjore për Sistemin e licencimit dhe avancimit në karrierë të mësimdhënësve.
Në këtë prezantim mori pjesë edhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.
MASHTI njofton se kjo pako e legjislacionit përfshinë: UA për sistemin e licensimit dhe karrierën në mësimdhënie.
“UA për Këshillin Shtetëror për licencimin e mësimdhënësve (KSHLM), UA për zhvillimin profesional të mësimdhënësve (ZHPM), UA për kriteret dhe procedurat e aprovimit të programeve për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe punonjësve arsimorë, UA për vlerësimin e përformancës së mësimdhënësve, Manuali për zbatimin e pakos ligjore për sistemin e licencimit dhe avancimi në karrierë të mësimdhënësve”, thuhet në njoftimin për media.
Sipas ministrisë, një sistem i qëndrueshëm dhe i zbatueshëm i licencimit dhe zhvillimit në karrierë është një nga prioritetet strategjike të Planit Strategjik të Arsimit të Kosovës 2022-2026, në funksion të rritjes dhe përmirësimit të cilësisë në arsim.
Nagavci me këtë rast tha se është duke u jetësuar një reformë të madhe për mësimdhënësit, atë të zhvillimit në karrierë, e cila është çelësi për një cilësi të rritur në shkollat e vendit.
“Kjo pako e legjislacionit sot thërret për përkrahje të vazhdueshme për të gjithë mësimdhënësit në rrugëtimin e tyre në karrierë”, u shpreh ajo.
Ministrja theksoi se është punuar shumë gjatë këtyre dy viteve në mënyrë që të kompletohet jo vetëm infrastruktura ligjore, por gjithë mekanizmat e nevojshëm që garantojnë meritokraci në punë, duke nxitur kështu përmirësimin e performancës dhe llogaridhënies së mësimdhënësve.
“Po ashtu, ministrja ka vlerësuar punën e grupeve punuese dhe të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në hartimin e këtyre udhëzimeve, si dhe Bashkimin Evropian që përmes projektit KosEd ka përkrahur me ekspertizë ndërkombëtare dhe vendore këtë proces”, bëhet e ditur nga MASHTI.
Sipas kësaj pakoje ligjore, Nagavci tha se janë paraparë faza e hyrjes në profesionin e mësimdhënies, licenca e karrierës, licenca e avancuar dhe licenca e përhershme e mësimdhënësit.
Dekani i Fakultetit të Edukimit, Blerim Saqipi tha se ka një rënie të interesimit të të rinjve për të studiuar për mësuesi, andaj kjo iniciativë e MAShTI e balancon kontrollin dhe mbështetjen e mësimdhënësve dhe mbështetë zhvillimin e tyre në karrierë./Arbresh.info/
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...