Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë do të organizojnë Simpoziumin e Teknologjisë Mjekësore.
Sipas njoftimit, në këtë ngjarje do të jenë të ftuar mjekë specialistë, profesorë, kirurgë dhe përfaqësues të industrisë së teknologjisë mjekësore nga Mbretëria e Bashkuar, krahas profesorëve, mjekëve dhe specialistëve të fushës nga Kosova, shkruan Arbresh.info.
“Ky Simpozium është i pari i llojit të vet që organizohet në Kosovë e në rajon, dhe ka për qëllim të krijojë hapësira dhe mundësi shkëmbimi e bashkëpunimi mes specialistëve të teknologjisë mjekësore, me fokus tek zhvillimet e fundit në implantet ortopedike.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
“Programi do të përmbajë prezantime, kumtesa dhe panele diskutimi në lidhje me teknikat më të reja për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Kjo do të mundësojë bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve vendore dhe qendrave hulumtuese të Kosovës me kolegë dhe qendra homologe nga Mbretëria e Bashkuar.”, thuhet tutje.
Simpoziumi mbahet nesër në ora 9:00 ku fjalë rasti do të mbajnë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia./Arbresh.info/
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...