Disa komuna kanë njoftuar se nesër do të fillojnë mësimin.
Kjo pas vendimit të Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt për t’i rritur pagat mësimdhësësve.
Deçani, Juniku, Mamusha, Mitrovica kanë njoftuar se pavarësisht se SBASHK-u nuk ka pranuar ofertën e Kryeministrit Haradinaj, ata do të fillojnë mësimin.
Në anën tjetër SBASHK-u nuk ka pranuar ofertën e Haradinajt për rritjen e pagave ndaj mësimdhënësve.
Siapas kryeministrit, rritja për mësimdhënësit e shkollave të mesme do të jetë 74 euro nga paga aktuale.
Për arsimin fillor nga 479 euro sa është aktualisht – në 525.8, pra rritja është 46 euro.
Për mësimdhënësit e sistemit parashkollor nga 447.9 sa është tani rritja është në 501 euro.
Kurse për kategorinë e mësimdhënësve të shkollave speciale, rritja do të jetë për 49.8 euro.
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...