Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagvaci i akuzon qeverisjet e kaluara për rezultatet e dobëta të nxënësve kosovarë në PISA.
Ajo në emisionin RTK Prime, thotë se ndryshimet në arsim nuk mund të ndodhin brenda një viti apo një mandati, por kërkon kohë më të gjatë.
“Rezultatet nuk mund të përmirësohen për një vit, as për një mandat të qeverisjes, por kërkon më shumë kohë, pasi degradimi që ka ndodhur me dekada ka ndikuar në cilësi”, deklaroi Nagavci, sipas të cilës, është hera e tretë që Kosova merr pjesë në këtë test, e si pasojë edhe kësaj here me rezultate shqetësuese dhe brengosëse.
Ajo tha se në rezultatet e dobëta të arsimit ka ndikuar edhe ndërrimi i qeverisjeve të shpeshta në Kosovë, derisa reagimin e dy partive politike opozitare, PDK e LDK për testin e PISA-s, ajo i konsideron jo të sinqerta.
“PDK dhe LDK, herë njëra e herë tjetra e herë së bashku, kanë qenë për një dekadë e më shumë në pushet”, tha ajo.
Nagavci për cilësinë e dobët në testin ndërkombëtar ia lë disa faktorëve, përfshirë politikat lokale e qendrore, grevat në arsim të cilat i quan politike, tekstet shkollore me shumë gabime e pasaktësi, por edhe kushtet në arsim.
“Nuk është vetëm një faktorë që ka ndikuar në këto rezultatet, janë disa: politikat nga niveli qendror e lokal, punësimi i mësimdhënësve të pakualifikuar, kurrikulat, tekstet shkollore, inspektimi…etj”, tha ajo.
Bora “shkrin” Sigal Prishtinën në sfidën e parë çerekfinale ...
Hungari: Numërohen 21.54% e votave, kryeson Tisza me 128 ulë...
Mblidhen rreth 100 mijë nënshkrime për krerët e UÇK-së, dorë...
Nis publikimi i rezultateve, me 6.5 përqind të votave të num...
Vedat Muriqi dërgon këpucët në muzeun e Mallorcas pasi theu ...
Mbyllja e votimeve, pjesëmarrja masive në Hungari/ Peter Mag...