Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), pas takimit të rregullt, ku ka analizuar raportet e ardhura nga terreni pas përfundimit të ditës së tretë, të pjesës së dytë të provimit të Maturës Shtetërore, e cila është mbajtur në regjionin e Prizrenit dhe Gjakovës ka vlerësuar se, procesi i testimit në përgjithësi ka shkuar mirë.
Komisioni, në bazë të raporteve të pranuara nga regjioni në të cilin maturantët sot i janë nënshtruar Testit të Maturës, ka mbledhur edhe të dhënat lidhur me gjithë akterët e përfshirë në këtë proces, ku në bazë të këtyre të dhënave, rezulton se për shkak të mospërfilljes së rregullave të testimit, janë përjashtuar nga procesi 10 nxënës, të cilët do ta humbin këtë afat.
KShM po ashtu, ka inicuar masa diciplinore sipas legjislacionit në fuqi ndaj 1 administruesi.
Komisioni Shtetëror i Maturës, falënderon Drejtoritë Komunale të Arsimit, Policinë e Kosovës, komisionerët, administruesit, monitoruesit dhe të gjithë akterët tjerë të përfshirë në proces për përgatitjet e duhura për këtë provim shtetëror./arbresh.info
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu