Këshilli Shtetëror i Maturës (KShM) ka mbajtur sot takimin e radhës ku është diskutuar për afatin e dytë të Maturës Shetërore 2020 dhe është vendosur që data 10 tetor 2020 të jetë dita e mbajtjes së Testit të Maturës për afatin e dytë.
Kryetari i KShM, Gëzim Berisha, ka bërë të ditur se nga data 15-24 shtator, maturantët e mbetur për afatin e dytë do të mund ta paraqesin testin, rezultatet e të cilit do të bëhen publike më 16 tetor 2020. Ai ka theksuar se, më pas, nga data 19-21 tetor do të jetë afati i ankesave, rezultatet e të cilave, pas shqyrtimit do të publikohen më 23 tetor, për të shënuar kështu përfundimin e gjithë procesit të Maturës Shetërore për këtë vit.
Në afatin e parë të Maturës Shetërore, testin e kanë kaluar 17.105 nxënës nga 25.362 sa kanë marrë pjesë në test, ndërsa për 8.257 maturantë mbetet si mundësi edhe afati i dytë i Provimit të Maturës./arbresh.info/
E marta sjell mot dinamik, diell, reshje dhe erëra të forta
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...
Moti nesër me vranësira e shi
Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë – valëviti flamuri...
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...