Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me grupin e studentëve nga Amsterdam University College, të cilët janë pjesë të “Peace Lab field trip” dhe po qëndrojnë për një vizitë studimore në vendin tonë.
Edhe sivjet, studentët vijnë nga shumë vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca, Italia, Holanda, Islanda, Hungaria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Tajlanda, shkruan Arbresh.info.

Sipas njoftimit, kryeministri i prezantoi studentët me arritjet e qeverisë gjatë tri viteve të fundit: në punësim – sidomos të grave, dhe të të rinjve, edhe përmes platformës Superpuna; në investimet kapitale më të mëdha në historinë e Republikës së Kosovës; në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit; në digjitalizimin; në investimet për bursa për studimet në STEM (shkencë, teknologji, inxhineri dhe matematikë) dhe programin e Ballkanistikës në Universitetin e Prishtinës, aty ku bashkohen studentët prej komuniteteve të ndryshëm; për tranzicionin drejt energjisë së ripërtërishme; për drejtësi e për shpërndarje të barabartë të zhvillimit ekonomik të vendit, ndër të tjera përmes shtesave për nënat lehona, arsimit universitar falas, përmes bursave, dhe me masa afirmative për komunitetet joshumicë.
Gjithashtu, Kurti iu përgjigj pyetjeve dhe interesimit të studentëve për rritjen e investimeve në shëndetësi, për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politikën e jashtme të Kosovës.
Kryeministri Kurti i falënderoi studentët për bashkëbisedimin e sinqertë dhe të frytshëm, ku vlerësoi dëshirën e vullnetin e tyre për ta njohur më thellë e më mirë vendin tonë./Arbresh.info/


Hajdari thotë se nuk ka marrë ftesë, Gjykata: U dërgua më 19...
Në këto zona të kryeqytetit s’do të ketë ujë, shkak interven...
Ganimete Musliu: Nëse Kurti i merr sërish 42%, unë vetë do t...
Barcelona po synon transferimin sensacional të Mohamed Salah...
Liderët fetarë në Kosovë firmosin deklaratë kundër dhunës me...
Reagon Rozeta Hajdari pas anulimit të seancës: Nuk kam pranu...