Greva e përgjithshme që po mbahet sot në të gjitha institucionet arsimore të Kosovës ka shtyrë edhe Këshillin e Prindërve të Kosovës që të reagojnë nëpërmjet një komunikate për media.
Sipas kësaj komunikate zhvillimet e fundit në procesin edukativo arsimor në Kosovë dhe mos harmonizimi i qëndrimeve në mesë të Qeverisë së Kosovës dhe SBASHK-u është tepër shqetësues për prindërit, nxënësit dhe qytetarët e Kosovës dhe i dëmshëm për sistemin arsimor në Kosovë.
“Me gjithë arritjen e marrëveshjes në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Sindikatës së Arsimit të Kosovës, vitin e kaluar , nuk ka filluar implementimi i sajë e që është bërë edhe shkas për grevat e përgjithshme të mësimdhënësve në të cilën janë futë sot Sindikalistët e që kanë paralajmëruar edhe greva tjera në muajin prill nëse kërkesat e tyre nuk realizohen”, thuhet në komunikatë.
Mos gatishmëria dhe jo serioziteti i Organizmave Shtetëror , për të përmbushur obligimet ndaj mësimdhënësve është tepër shqetësuese dhe zhgënjyese, andaj është momenti kritik që MASHT-i dhe Qeveria e Kosovës të reflektoi pozitivisht në zgjidhjen e këtij problemi i cili është krijuar në mënyrë që kurrsesi mos te vjen deri te ndërprerja e mësimit siç edhe po ndodhë.
Këshilli i Prindërve thekson se kërkesat e vazhdueshme për grevë janë një kërcenim për nxënësit dhe prindërit dhe se çdo paralajmërim për grevë po ndikon drejtpërsëdrejti në aspektin psikologjik tek nxënësit dhe po zbehet i ter procesi mësimor edhe ashtu tepër i brishtë në Kosovë
“Këshilli i Prindërve të Kosovës , kupton brengën dhe hallet e mësimdhënësve dhe plotësisht pajtohet me kërkesat e tyre të drejta për njohjen e stazhit të punës të viteve të nëntëdhjeta, por njëkohësisht vlerësojmë se nuk është greva opsioni i vetëm i duhur për realizimin e kërkesave të mësimdhënësve”.
“Këshilli i Prindërve dhe prindërit në përgjithësi kërkojnë njëkohësisht edhe nga Qeveria e Kosovës edhe nga SBASHK-u që të jenë tepër të matur dhe të kujdesshëm dhe mos të ndërmarrin veprime që e cenojnë mbarëvajtjen e procesit mësimor”, thuhet në reagim.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...