Në Fakultetin e Mjekësisë këtë vit akademik interesimi i të rinjve është shumë më i vogël për të studiuar. Derisa vitet e kaluara për një vend në këtë Fakultet kishe deri në 10 aplikantë, këtë vit numërohen vetëm 4 kandidatë për një vend në programet e kësaj njësie akademike.
Drejtues të Fakulteti të Mjekësisë këtë rënie të interesimit e lidhin me mosdhënien e mundësisë për hyrje në tregun e punës në Kosovë.
Në pesë programe të këtij Fakulteti kanë aplikuar rreth 1 mijë e 800 kandidatë, për 441 vende, përkatësisht për një vend kanë aplikuar katër kandidatë.
Vitet e kaluara, për një vend në drejtimet e Fakultetit të Mjekësisë ka pasur deri në 10 aplikantë. Kjo rënie e interesimit për programet e kësaj njësie akademike sipas dekanes Suzana Manxhuka-Kërliu, lidhet me mungesën e dhënies së mundësisë për hyrje në tregun e punës në Kosovë, si dhe me pagesat e vogla që kanë mjekët.
“Lidhet pak me tregun e punës, gjithë ato vite studimi mjekësia 6 vite studimi, pastaj edhe 4 vite specializimi nuk mund ta merrë menjëherë specializimin dhe parase ta merrë specializimin duhet të punojë një herë në praktikë në mjekësinë familjare dhe pastaj të pranohet dhe jo i gjithë numri pranohen në spacializim, jo i gjithë numri punësohen”.
Pavarësisht vështirësive për hyrje në tregun e punës në Kosovë, të rinjtë të cilët tashmë i kanë përzgjedhur drejtimet e mjekësisë si profesion të tyre të ardhshëm, iu nënshtruan provimit pranues.
Përveç përgatitjeve 24-orëshe dhe monitorimit, në ambientet ku zhvillohej provimi pranues drejtuesit e kësaj njësie akademike përdorën edhe zhurmues, në mënyrë që kandidatëve për studentë të rinj t`u pamundësohet qasja nëpër telefona mobilë.
Ilir Begolli, kryetar i Komisionit nga Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë UP, deklaroi në mënyrë që të ketë një besim nga ana e kandidatëve si dhe prindërve të tyre të cilët sigurisht kanë dëshirë që ky proces i regjistrimit të fëmijëve të tyre të jetë sa më korrekt dhe besojë që me të gjitha përpjekjet e stafit tonë por edhe me ndihmën profesionale të pedagogëve të cilët i kanë hartuar pyetjet, besojë që përzgjdhja do të jetë adekuate.
Rezultatet preliminare në këtë njësi akademike pritet të shpallen të shtunën. Derisa ankesat kandidatët për studentë të rinj në Fakultetin e Mjekësisë do të kenë mundësi t`i parashtrojnë të hënën dhe të martën e javës tjetër.
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...