Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri është deklaruar në takimin që pati sot me ministren në detyrë të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami.
Duke folur për zhvillueshmërinë e arsimit, Haziri tha se Gjilani është komunë e veçantë pasi ka mësim në katër gjuhë.
“Në gjuhën rome praktikojmë mësimin për fëmijë dhe u kemi dalë në ndihmë me mjete teknologjike për t’i integruar sado pak gjatë kohës së pandemisë dhe me pako esenciale, edhe te familjet serbe nxënësit edhe tek romët. Komuniteti turk është i integruar dhe nuk dallohet nga shumica, por numri i nxënësve është i vogël që neve na bën telashe”, tha Haziri.
Tutje ai shtoi se parashihet që në shtator të ketë reformë në norma, duhet bërë diçka sepse 3.1 milionë si Gjilani që ka në arsim është shumë e madhe, duhet bërë reformë në arsim në nivel komunal.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit