Shefja e Zyrës së Bashkimi Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova nuk pranoi të flasë rreth takimit që pati gjatë ditës së djeshme me kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi, disa orë para fillimit të protestës së qytetarëve që kërkonin shkarkimin e tij.
Sot gjatë një takimi që pati Apostolova me kryetarët e komunave të rajonit të Anamoravës, ekipi i kallxo u mundua të marrë një deklaratë rreth këtij takimi, por shefja e Zyrës së BE-së nuk pranoi të flasë rreth kësaj çështje.
Ajo deklaroi se mund të flasë vetëm për projektet të cilat u diskutuan në takimin e sotëm.
“Jemi në një vizitë tjetër, mund të më pyesni për projektet apo për diçka që ka të bëj me këtë vizitë por jo për tema të tjera.”, u përgjigj Apostolova.
Në njoftimin e djeshëm të Prokurorisë së Shtetit rreth këtij takimi, thuhet se Lumezi e njoftoi Apostolovën me funksionimin dhe efikasitetin e Prokurorit të Shtetit, në veçanti në lidhje me rastet e shenjëstruara për liberalizim të vizave, duke përfshirë këtu edhe rastin e veteranëve.
Në anën tjetër, Shefja e BE-së, Nataly Apostolova kishte premtuar se BE përmes projekteve të ndryshme do të vazhdoj përkrahjen e institucionit të Prokurorit të Shtetit, në drejtim të forcimit të sundimit të Ligjit në Kosovë.
Gjuriq e takon Sorensenin në Bruksel: Dialogu s’është për nj...
Shkon në Malësi të Madhe – Adion Puka kërkon ‘do...
Agim Veliu refuzon të jetë pjesë e listës së LDK-së
Kryeministri Kurti u prit në parlamentin e Nordrhein-Westfal...
Mimoza Ahmeti flet për partnerin: 8 vite sakrifica të llahta...
Dy shqiptarë janë përfshirë në formacionin e javës në Bundes...