Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se deri sot kanë aplikuar gjithsej 194.180 prindër ose kujdestarë ligjor për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore.
Ndërkaq, siç njoftoi, Nagavci tha se janë subvencionuar gjithsej 171.200 aplikues, shkruan Arbresh.info.
“Procesi i transferimit të mjeteve është duke vazhduar edhe sot.”, tha ajo.’
Tutje, ministrja Nagavci tha se çdo rast i adresuar në numrin e telefonit dhe në email adresën [email protected] është trajtuar me prioritet.
“Çdo rast i adresuar në numrin e telefonit dhe në email adresën [email protected] është trajtuar me prioritet dhe u është ofruar ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve.”, ka shkruar mes të tjerash ajo.
“Ashtu siç e kemi thënë, asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste shkollore dhe si asnjëherë më parë gjithçka është gati për fillimin me kohë e të mbarë të vitit shkollor.”, përfundoi ajo./Arbresh.info/
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...