Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi më rastin e shënimit të 54 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” tha se kujtojnë me nderim të gjithë akademikët, profesorët dhe studentët ndër breza.
“Me rastin e shënimit të 54 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kujtojmë me nderim të gjithë akademikët, profesorët dhe studentët ndër breza, që mbajtën mbi supe ngritjen dhe rrugëtimin e pakthyeshëm të këtij universiteti, i cili është pjesë e historisë sonë kombëtare, si dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në ngritjen e mëtejmë të tij”, shkruan Krasniqi në Facebook.
Kreu i PDK-së uroi edhe strukturat drejtuese të UP-së, profesorët dhe studentët aktualë.
“Po ashtu, uroj strukturat drejtuese të UP-së, profesorët dhe studentët aktualë, duke ju dëshiruar punë të mbarë e thellim të mëtejmë në reforma dhe avancim të universitetit”, shkruan Krasniqi./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Policia në Gjakovë arreston dy persona të dënuar, ishin në a...
Dallaveret me vota, Kryeprokurori i Gjakovës del në konferen...
I shpëtohet jeta një 37-vjeçareje në Mitrovicë, pati gjakder...
Dy tifozë të Chelseat përfundojnë në spital në Napoli, klubi...
Nesër varroset fëmija që vdiq tragjikisht në lumin e Gadimes
Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit...