Kryeministri në ardhje, Albin Kurti, dhe pretendentja për presidente Vjosa Osmani e konsideronin të kryer përkrahjen nga minoritetet për të formuar qeverinë, rrjedhimisht edhe presidentin.
Por, takimet me minoritetet i patën më të vështira se me oponentët politik të partive më të mëdha, shkruan arbresh.info.
Ndikimit të Beogradit zyrtar përmes Listës Serbe, i është shtuar edhe ndikimi i Ankarasë zyrtare përmes dy përfaqësuesve turq, shkaku i ambasadës në Jerusalem.
Lista Serbe nuk ishte e qartë publikisht se çfarë konkretisht i kërkuan Albin Kurtit, përveç se shprehën gatishmërinë për konsultime dhe bisedime me qëllim të avancimit të kushteve në të cilat jetojnë serbët e Kosovës dhe se “të gjitha partitë e tjera, që ndajnë këto qëndrime, do ta kenë Listën Serbe për bashkëbiseduese”.
Nuk u specifikua nëse është folur për rezultatin e zgjedhjeve dhe akuzat për manipulim me vota, apo ministritë që i takojnë. Tradicionalisht serbët kanë drejtuar Ministrinë për Kthim dhe Komunitete.
Nuk u përmend nëse është folur edhe për çështjen e “Zajednicës”, së cilës Albin Kurti i referohej derisa ishte në opozitë. Implementimi i marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe ka qenë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian.
Albin Kurtit po i bëhen problem edhe votat e dy përfaqësuesve turq në Kuvendin e Kosovës.
Takimi i tyre me Vjosa Osmanin e Albin Kurtin nuk i definoi pakënaqësitë, dhe Fikrim Damka, kryetar i Partisë Demokratike Turke, pret që deri të premten të ketë edhe diskutime tjera në lidhje me votën për qeverinë.
Ata po kërkojnë një post ministror, derisa bëhet e ditur se në takim është diskutuar edhe një lidhje me hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
“Ne si dy deputetë do të jemi pranë që të ketë zgjidhje të përbashkët me BE-në, OKB-në, vendet tjera dhe Turqinë në lidhje me ambasadën”, deklaroi Damka.
Izraeli njohu Kosovën si shtet të pavarur më 4 shtator 2020, gjatë një takimi të palës kosovare dhe asaj serbe në Shtëpinë e Bardhë, të ndërmjetësuar nga ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Së fundi është hapur edhe zyrtarisht ambasada e Kosovës në Jerusalem, veprim që u përcjellë me kritika nga Bashkimi Evropian dhe Turqia.
“Zotimi në fjalë i Kosovës është shkelje e ligjit ndërkombëtar, veçanërisht i rezolutave të OKB-së të miratuara për këtë çështje”, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy.
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 58 mandate, dhe pakicat kanë 20 mandate. Shumica e përfaqësuesve minoritarë kanë shprehur gatishmërinë për votimin e qeverisë, por kuorumi për presidentin ende kërkon kohë të sqarohet.
Lista Serbe i ka fituar të dhjetë ulëset e garantuara, dy ulëse i ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës dhe nga një ulëse kanë fituar Koalicioni Vakat, Partia e Re Demokratike, Partia Gorane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Iniciativa Rome, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës dhe Unioni Socialdemokrat./arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...