Me fillimin e sezones së verës, Kosova është mbushur me mërgimtarë që vinë nga vende të ndryshme të botës.
Por, ata në vendlindjen e tyre nuk vinë vetëm për të pushuar por edhe për tu çmallur me familjar, me vendin e për ti shijuar ushqimet tradicionale.
Megjithatë, kjo po u kushton financiarisht bashkatdhetarëve të cilët janë dorë lëshuar sa herë që vinë në atdhe.
Ekipi i portalit Arbresh.info ka dal në sheshet e Prishtinës për ti pyetur rreth ngritjes së çmimeve, sa kanë shpenzuar ata gjatë qëndrimit në Kosovë e shumë cka tjetër.
“Sa e vërejta un për qytetarët është. Sa e vërejta un për qytetarët janë të papërballueshme”, u shpreh një mërgimtar.
Ai thotë se sa herë del në shesh, i kujtohet rinia.
“Me shumë më ka marr malli për vendin për të gjitha. Kur dalim në korz më kujtohet rinia”, tha tutje bashkatdhetari nga Gjermania.
“Për çmime janë të nalta, jo të nalta po diçka tepër të nalta”, tha një tjetër bashkëatdhetar.
Ai u pyet edhe se sa ka shpenzuar në Kosovë, por nuk pati guxim ta thotë.
“O kuku nuk guxoj me than. Më se pakti në ditje më shkojn 50 euro”, u shpreh ai.
Sipas tij, ende Kosova nuk është një vend me shumë të mira, por ky mërgimtar e do prap vendlindjen.
“Edhe pse shumë gjëra janë të këqija prap e du”, tha ai.
Rreth 2 mijë euro për tetë ditë i ka shpenzuar një kosovare nga Peja që jeton në Gjermani.
“Qe tetë ditë jam në Kosovë… i kamë shpenzuar rreth 2 mijë euro. Më shumë më kishte marr malli për Rugovën”, tha ajo./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...