Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë parashihet të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, ku do të alternohen intervalet me diell dhe vranësirat, ndërsa në disa ditë priten reshje lokale shiu të shoqëruara edhe me shkarkime elektrike.
Sipas IHMK-së, temperaturat do të mbesin tipike pranverore, me minimale nga 5 deri në 11°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 23°C.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar.
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme:
Të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 8°C, ndërsa maksimalet nga 16 deri në 19°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.
Të martën moti parashihet i ndryshueshëm, me intervale me diell dhe vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të jenë 6-9°C, ndërsa maksimalet 18-21°C. Era nga verilindja do të fryjë me shpejtësi 1-8 m/s.
Të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura priten përreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 9°C, kurse maksimalet nga 18 deri në 21°C. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s.
Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës vende-vende pritet të sjellin reshje shiu të përcjella me shkarkime elektrike. Temperaturat minimale do të jenë 6-9°C, ndërsa maksimalet 18-22°C. Era nga verilindja do të fryjë me shpejtësi 1-10 m/s.
Të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11°C, ndërsa maksimalet nga 18 deri në 23°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s.
“Sa i përket situatës agrometeorologjike, reshjet e herëpashershme dhe temperaturat e moderuara do të krijojnë kushte të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore pranverore, veçanërisht për kulturat e mbjella së fundmi. Lagështia në tokë pritet të mbetet e mjaftueshme për shumicën e kulturave, megjithatë fermerët këshillohen që gjatë ditëve me reshje dhe shkarkime elektrike të shmangin trajtimet me preparate mbrojtëse në parcela. Cilësia e ajrit përgjithësisht parashihet të jetë e mirë deri mesatare, për shkak të qarkullimit të ajrit dhe erërave të lehta që do të ndikojnë në shpërndarjen e ndotësve atmosferikë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Arbresh.info
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar
Java nis me diell, fundjava sjell reshje: Parashikimi i moti...
Plagoset zyrtari policor në Shqipëri
Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, duan gjuhë e d...
Kurti merr pjesë në lansimin e Platformës për Siguri Kiberne...