Zëdhënësja e Partisë së Shpend Ahmetit, Natyra Kuçi, ka thënë se PSD nuk do t’i bashkohet pushtetit. Por, ka thënë se në dialog po bëhen bashkë me Kadri Veselin, Ramush Haradinajn e Fatmir Limajn për të mirën e Kosovës.
“Çështje tjetër është për ata që vuajnë se nuk janë në pushtet. Partia Socialdemokrate nuk e ka këtë problem. Nuk i bashkohet këtij pushteti”, ka shkruar Kuçi.
Ajo ka thënë se dialogu me Serbinë nuk është çështje partiake e as elektorale por shtetërore e kombëtare.
“Dialogu me Serbinë është çështje e interesit kombëtar dhe shtetëror, përtej luftës së përditshme partiake për pushtet. Cili do qoftë pushteti, Kosova duhet të jetë bashkë në dialogun me Serbinë”, ka shtuar ai.
Shpend Ahmeti ka hyrë në koalicion me Qeverinë për të vazhduar dialogun me Serbinë. Ka pranuar të bëhet bashkëkryesues me Fatmir Limajn, bazuar në Rezolutën e miratuar të shtunën mbrëma në Parlamentin e Kosovës.
LDK e VV kanë refuzuar të jenë pjesë e këtij grupi. Kanë kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme.
Banka Ekonomike gëzon fëmijët në Ditën Ndërkombëtare të tyre
Tara i bën dedikim vëllaut të saj të posalindur
Goditet një rrjet në Pejë, dyshohet se posedonte dhe shpërda...
Legjenda e ‘Beauty and the Beast’ Peabo Bryson, pëson goditj...
IKD ankohet në PZAP ndaj VV-së për përfshirjen e fëmijës në ...
Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tej...