Kreyparlamentari Kadri Veseli, me vdekjen e ish-senatorit amerikan, Richard Lugar, ka thënë se e gjithë Kosova është e pikëlluar.
Ish-senatori amerikan, Richard Lugar, ka ndërruar jetë sot në moshën 87-vjeçare. Pas marrjes së këtij lajmi, kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Amerika humbi një burrështetas të kalibrit ndërkombëtar, por siç u shpreh ai, me ikjen e Richard Lugar, sot është e pikëlluar edhe Kosova,
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Veseli ka shkruar se, Lugar, për dekada me rashë ka qenë një mik i sinqertë dhe i përkushtuar, i cili Kosovës i është gjetur në vështirësi e nevojë.
Postimi i plotë i Veselit pa ndërhyrje:
Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur një burrështetas të kalibrit ndërkombëtar, senatorin Richard Lugar, i cili ka pasur rol protagonist në politikën e jashtme të këtij vendi, duke e bërë botën më të paqtë e më të sigurt.
Mirëpo, për ikjen e tij, sot është e pikëlluar edhe Kosova, që te senatori Lugar ka gjetur për dekada me radhë një mik të sinqertë e të përkushtuar, i cili na është gjetur në vështirësi e nevojë.
Mbështetja dhe zëri i tij i fuqishëm ishte një rreze e fortë drite për popullin tonë në kohët më të errëta.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...