Vërshime gjithandej lagjeve e shesheve të kryeqytetit

20:20 | 18 Korrik 2021

Sot ka rënë një shi  i rrëmbyeshëm ku ka shkaktuar dëme të mëdha në Prishtinë.

 

Në një video të siguruar nga arbresh.info, shihet se si rruga  Bajram Kelmendi është kapluar e gjitha me ujë nga shiu i rënë sot pasdite.

Poashtu  tek Qafa , në rrugën UÇK, shihet në video ku  shiu është rrëmbyeshëm.

Bëhet e ditur se në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, është shkatërruar manifestimi “Akull n’verë”, pas stuhisë së madhe të e cila e ka kapluar të gjithë Prishtinën.

 

Një video të cilën është dërguar nga një kalimtar rasti në  autostradën “Ibrahim Rugova” shihet se si është bërë e vështirë tejkalimi në autostradë.

 

Siç ka njoftuar edhe KEDS-si, reshjet e dëndura të shiut me rritje të intensitetit në orët e pasditës të së dielës kanë shkaktuar një vrag prishjesh në rrjetin elektrik anëkend Kosovës.

Siç njofton KEDS, zonat më të afëktuara janë ato të Prishtinës, Gjakovës dhe Ferizajt, ku reshjet janë më të dëndura, të krakterizuara edhe me erëra të fuqishme./arbresh.info/

 

Lajmet më të lexuara