Me këtë rast, Thaqi ka thënë se ndihet i nderuar dhe i privilegjuar me këtë çmim.
“Të nderuar miq, kolegë dhe dashamirë, sot më 17.12.2018 mora çmimin prestigjioz për doktoratën më të mirë në programin ndërkombëtar të doktoratës ‘Biomedicine and Health Sciences’ në gjuhen angleze, nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Zagrebit. I nderuar, i privilegjuar dhe shumë krenar që për herë të parë në historinë e këtij universiteti i ndahet ky çmim një doktoranti dhe atë shqiptar nga Kosova.
Ndjehem jashtëzakonisht krenar me pjesëmarrjen e ambasadorit të Republikës së Kosovës, z. Gëzim Kasapolli, prania e të cilit e bëri më madhështor këtë çmim të dedikuar për shtetin dhe kombin tonë, duke treguar edhe njëherë që institucionet tona shtetërore vlerësojnë lart kuadrot tona dhe janë të përkushtuara t’i ndihmojnë kuadrot e vendit tonë në avancimin e tyre të mëtutjeshëm. Ju faleminderit”, ka shkruar Kujtim Thaqi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ardian Ismajli largohet nga grumbullimi i kombëtares, humb m...
Hargreaves: Kosovës i nevojitet Presidenti menjëherë pas zgj...
Atletico nuk dorëzohet për Alvarezin, PSG dhe Arsenali futen...
Fushata zgjedhore, KPK kërkon të shmangen deklaratat që ceno...
Jeronimo Sarin emërohet kryetrajner i Sigal Prishtinës
Igball Jashari prezantohet tek Drita