Thaçi: Austria do të mbështes Kosovën në të gjitha fushat

19:01 | 25 Gusht 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen në kuadër të Forumit Evropian Alpbach.

Përmes një statusi në facebook Thaçi ka thënë se Austria do ta mbështesë Kosovën në të gjitha fushat.

Postimi i tij i plotë:

Kisha një bisedë shumë të mirë me presidentin austriak, Alexander Van der Bellen, në kuadër të Forumit Evropian Alpbach. Austria do të mbështes Kosovën në të gjitha fushat, sidomos në procesin e integrimeve euroatlantike dhe në arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. HTH”, shkruan Thaçi në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara