Termokos ka filluar sot sezonin e ri ngrohës 2018/2019.
“Në orët e mëngjesit ka nisur furnizimi me ngrohje, fillimisht me kapacitete minimale. Operimi do zhvillohet varësisht nga lëvizja e temperaturave, përkatësisht do të punohet sipas diagramit rrëshqitës, varësisht nga temperaturat e ajrit do të ngrihet apo do të ulet kapaciteti i energjisë ngrohëse.”, thuhet në komunikatën dërguar nga Termokos.
Sipas komunikatës efekti i ngrohjes nëpër ambientet e brendshme të konsumatorëve do të hetohet gjatë ditës, ndërsa ditëve në vijim do të bëhet stabilizimi i plotë i furnizimit me ngrohje. “Termokos” apelon tek të gjithë konsumatorët borxhlinj, që të shlyejnë sa më parë të gjitha obligimet, që kanë ndaj kompanisë.
Matoshi: Ndjenjë e mirë ta vesh fanellën e Kosovës, do të ja...
Maqedonci takon Zimmermanin, temë thellimi i bashkëpunimit n...
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në burg
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës