Tre punëtor të KEDS janë sulmuar në Podujevë.
Tre punëtor të KEDS janë sulmuar fizikisht nga dy meshkuj të dyshuar, derisa ishin duke kontrolluar një njësor të rrymës elektrike për keqpërdorim.
Sipas viktimave njëri nga të dyshuarit ishte i armatosur, njofton PK.
“ Tre viktima meshkuj K-Shqiptar punëtor të KEDS-it, kanë informuar se për deri sa ishin duke kontrolluar një njësor të rrymës elektrike për keqpërdorim, janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Sipas viktimave njëri nga të dyshuarit ishte i armatosur. Është bërë kontrollimi i shtëpive të dyshuarve, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...