Sot pritet të shqyrtohen projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës shqyrton raportin për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes sot mban mbledhjen e radhës, ndërsa shqyrton raportin për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, raportin për Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe raportin për Projektligjin për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Mbledhja e Komisionit pritet të fillojë në ora 10:00, shkruan lajmi.net.
Kujtojmë se, javë më parë Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë të tri Projektligjet.
Hartimi dhe procedimi i këtyre projektligjeve, është bërë në kuadër të normave aktuale kushtetuese që i referohen FSK-së.
Përmes këtyre projektligjeve parashihet që Forca e Sigurisë së Kosovës të zhvillohet si një forcë me kompetenca dhe detyra të reja, organizim dhe funksionim të ri dhe kalimi i Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes.
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbërit, një viktimë dhe dy të ...
Teherani: Jemi ende nën “hijen e luftës”
Hoxha: Kosova prioritet absolut i politikës së jashtme të Sh...
Zbulohet formacioni më i mirë i sezonit në Ligën e Kampionëv...
ZYRTARE: Konate largohet nga Liverpooli, pas përfundimit të ...
Ardian Gjini: Ramushi ka ditë me na ngushëllu neve kur është...