Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30. Ai fillon në lagjet Parku i Qytetit, Aktash, qyteza Pejton, qendra, lagja e Muhaxherëve, Vellushë (blloqet te shtëpia e pleqve) dhe Tophane.
Më 8 qershor, dezinsektimi hapësinor do të bëhet në lagjet Dardania, Lakrishtë, Arbëri, Ulpiana, fshati Shkabaj, zona industriale, kazerma Adem Jashari.
Më 9 qershor në Prishtinën e Re (Lagjet Veternik, Qëndresa, lagja NIC), Kodra e Trimave dhe Vneshtat, ndërsa më 10 qershor Lagjja Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit, Kalabria, Kolovica dhe Kolovica e Re.
Dezinsektimi vazhdon më 11 qershor në Taslixhe, Velani, Gërmi, Mat, Sofali, Taukbahqe dhe përfundon më 12 qershor në Hajvali, Barilevë, Prugovc, Bërnicë e Epërme dhe e Poshtme, Besi, Bardhosh, Teneshdoll dhe Vranidoll.
Komuna e Prishtinës fton qytetarët që gjatë kohës së dezinsektimit t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë.
Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve, për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...