“Austria dhe Kosova janë vende mike dhe miqtë ndihmojnë njëri-tjetrin”. Nën këtë moto, një delegacion i Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare zhvilloi një takim me presidentin austriak Alexander van der Bellen.
Shoqata Miqësisë u themelua në vitin 2016 nga kryesimin e euro-deputetit austriak Lukas Mandl me qëllim të thellimit të miqësisë dhe marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Në këtë drejtim, gjatë takimit të sotshëm drejtuesit e Shoqatës së Miqësisë Austriko-Kosovare kërkuan nga presidenti austriak që të vazhdoj përpjekjet për të mbështetur Republikën e Kosovës sidomos në fushën e liberalizimi të vizave, si dhe të përkrahë një sëri projektesh tjera në fushën e mjekësisë, arsimit, artit dhe kulturës.

Kryetari i Shoqatës së Miqësisë Austriko-Kosovare, z. Lukas Mandl, u shpreh gjatë këtij takimi se, organizimi i këtij takimi është një nder dhe mirënjohje e veçantë për punën e Shoqatës së Miqësisë Austriko-Kosovare dhe angazhimit të saj për avancimin e procesit integrues të Republikës së Kosovës.
Kryetari i Shoqatës së Miqësisë Austriko-Kosovare, z. Lukas Mandl, deklaroi gjatë këtij takimi se “kushdo që i plotëson kushtet për heqjen e vizave, duhet të ketë mbështetjen e plotë nga ana e Unionit Evropian dhe Brukseli duhet ta mbajë fjalën e vet. Tani është koha për liberalizimin e vizave për Republikën e Kosovës”.
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër