Reagimi i tij i plotë:
Por, në luftën kundër nesh u angazhua direkt Qeveria e Serbisë dhe ajo e Rusisë. Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq dhe personalisht edhe Vuçiç kishin mobilizuar të gjitha ambasadat e Serbisë për të penguar këtë proces. Ndërsa, RTK ishte pa mbështetjen e diplomacisë kosovare! Ne si RTK, të vetëm arritëm t’i sigurojmë 400 vota, por pala kundërshtare kishte siguruar më shumë!
Në fakt dje u pa ajo që po diskutohet anekënd globit- Beteja e Rusisë kundër vendeve perëndimore! U pa sa thellë ka depërtuar Rusia nëpër shumicën e organizatave evropiane! Në fakt e kanë marrë kontrollin në shumë prejt tyre! Fatëkeqësisht edhe në një organizatë profesionale siç është EBU e që fare nuk do të duhej të ndikohej nga politika. Por ja që edhe EBU është e ‘pushtuar’ nga ndikimi rus!
P.S. Një mik imi dhe i RTK-së, Kleart Duro (përfaqësuesi i Shqipërisë në EBU që na ka ndihmuar shumë në këtë proces), gjatë një debati të ashpër që kishim me zyrtarët e EBU, ua tha troç: “Fatkeqësia në këtë rast është se në EBU nuk ka amerikanë sepse po të kishte amerikanë do ta shihnit ju si do të kishit votuar”!
Kaq!
Arrestohen dy persona në Pejë për ndërhyrje në proces zgjedh...
Rrezikoi pushuesit në Borsh, policia bllokon mjetin lundrues...
Problemi me fshirjen e ngjyrës në gisht, kryetari i KQZ-së: ...
Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Po e vëzhgojmë procesin me...
Aksident i rëndë në Kroaci: 4 të vdekur, 1 i lënduar
FFK ngushëllon familjen e Fatjon Bunjakut: Humbje e madhe pë...