Është shënuar 26 vjetori i organizmit të ligjëratave për njohuritë bazike ushtarake, ligjerues të së cilave në atë kohë ishin profesorët e Mbrojtjes, Ibish Raci dhe Binak Gashi.
Në shënjimin e këtij përvjetori mori pjesë edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Rexhep Selimi i cili tha se në mesin e atyre që ndoqën këto ligjërata periodike ushtarake ishin edhe dy dëshmorët e atdheut Mujë Krasniqi e Skënder Rexhepi si dhe luftëtarë tjerë me përgjegjësi të mëvonshme në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Indeksonline.
“24 Tetor! Në Këpuz të Klinës, aty ku në vitin 1992 u organizuan ligjerata per njohurite bazike ushtarake nën ligjerimet e Profesorit të Mbrojtjes Ibish Raci dhe Binak Gashi.
Në mesin e tonë që i ndoqem keto ligjerata periodike ushtarake mbi luftërat dhe taktikat luftarake ishin edhe dy dëshmorët e atdheut Mujë Krasniqi e Skënder Rexhepi si dhe luftëtarë tjerë me përgjegjësi të mëvonshme në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Jo rastësisht në atë kohë ishte zgjedhur Shkolla Azem Bejta e fshatit Këpuz, fshat i cili është shquar gjithëmone për bujari, besnikëri dhe trimëri”, ka thënë Selimi./Indeksonline/
Kamberi pas takimit me kongresistët amerikanë: Shqiptarët në...
Rashica po kërkohet nga skuadra të Francës e Italisë
Delegacioni i kongresistëve amerikanë në Preshevë: Ka proble...
Tragjedi në Belgjikë/Treni përplaset me minibusin e një shko...
Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Koso...
Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për fëmijët dhe pensioni...