Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, para vizitës së paralajmëruar në Kroaci dhe Serbi, ka folur rreth mundësisë për korrigjimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ndikimit që do të kishte kjo në misionin e KFOR-it.
Ai në një intervistë për Veçernji list tha se është shumë herët për të spekuluar lidhur me këtë çështje.
“Mesazhi ynë është se ne mbështesim normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, mbështesim dialogun që ndihmuan për të filluar, ne jemi të pranishëm në Kosovë, me KFOR-in dhe kemi një zyrë në Beograd. Unë nuk mendoj se do të ishte ndonjë ndihmë për këtë proces nëse do të komentoj skenarë të ndryshëm hipotetikë”, u shpreh kreu i organizatës më të fuqishme ushtarake në botë.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë