Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka vizituar punimet tek rreth rrotullimi në pjesën hyrëse të Rrugës së Prishtinës.
Haziri ka thënë se me ralizimin e këtij projekti, do të parandalohen aksidentet dhe qarkullimi i veturave do të jetë më i lehtë.
“Ky vend ka qenë problematik dhe janë shkaktuar shpesh aksidente. Me bashkëpunëtorët kemi vendosur që ta bëjmë këtë rrethrrotullim i cili besojmë shumë që do të ndikojë në parandalim të aksidenteve dhe qarkullim më të lehtë të veturave”, tha Haziri, përcjellë Indeksonline.
I pari i Gjilanit ka paralajmëruar se së shpejti do të fillojnë punimet për ndërtimin e mbikalimit në vendin e quajtur “Te tuneli” për të krijuar siguri më të madhe për këmbësorët.
Përndryshe, realizimi i këtyre dy projekteve të rëndësishme kap vlerën e afro 140 mijë euro./

35-vjetori i PS-së, Rama: Shqipëria më afër BE-së se kurrë m...
Murati: Pagat janë rritur 53% përgjatë Qeverisë Kurti
Kurti: Xhudoja është suksesi më i madh që e kemi ndërtuar dh...
Alarm në Suharekë: Konfirmohet lija e deleve dhe dhive, ndal...
Zgjedhjet presidenciale në Kolumbi, të dielën kolumbianët dr...
Rama nga Lezha: Objektivi ynë, vendosja e flamurit të Skënde...