Sekretari organizativ i AKR-së Rrahim Pacolli ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e tre personave sot në një aksident trafiku në Zhur të Prizrenit.
Ai në një shkrim në Facebook ka kërkuar nga ngasësit që të kenë kujdes maksimal, kurse i ka bërë thirrje edhe policisë që të dalë me strategji dhe plane veprimi për të shmangur tragjeditë si kjo e sotmja.
Lexoni të plotë shkrimin e tij:
Një lajm i hidhur humbja e jetës së tre personave sot në Zhur të Prizrenit. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve në këtë ditë të rëndë për ta. Ka kohë që rrugët e Kosovës po shndërrohen në arena të vdekjes për shkaqe të ndryshme. Prandaj u bëj thirrje ngasësve që të kenë kujdes maksimal kur vendosin të jenë pjesëmarrës në komunikacion, sepse një gabim mund të kushtojë me jetë. Njashtu edhe Policia e Kosovës të dalë me strategji dhe plan veprimi për të shmangur tragjeditë si kjo e sotmja. RrP
Nisin reshjet e borës në qarkun e Kukësit, temperaturat zbre...
Gjashtë ndryshime të Kampionatit Botëror të vitit 2026
Mbi 1,000 makina të djegura në natën e Vitit të Ri, të paktë...
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...